Vazhdojnë “bastisjet” tek Ajaksi, Solskjaer kërkon një sulmues

Bastisjet tek Ajaksi s’kanë të ndalur. Pas largimeve të Matis De Ligt, Frenki De Jong po përflitet edhe për një largim të Doni van Der Beek drejt Real Madrid. Megjithatë, një tjetër lojtar që është pranë largimit nga kampionët e Holandës është David Neres.

Sulmuesi brazilian po kërkohet me ngulm nga Mançester Junajtid. Media braziliane “Globo” raporton se “djajtë e kuq” kanë ofruar 50 milionë euro për kartonin e mëngjarashit.

Neres është një lojtar interesant i aftë të luajë në të dy krahët e sulmit. Së fundmi 22-vjeçari ka qenë pjesë e grumbullimeve të përfaqësueses së Brazilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *