Vatnikaj e mbyll me Kastriotin: Do luaj në Superiore, kam oferta edhe nga Kosova

0

Duke llogaritur edhe ish-trajnerin Bledar Devolli, largimet nga skuadra e Kastriotit që mbylli sezonin e kaluar në Kategorinë Superiore kanë qenë të vazhdueshme. Më parë janë larguar Kalaja, R. Junior, E. Ndreca, J. Shehu, D. Shehi, H. Marku dhe i fundit që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës krutane është sulmuesi Jurgen Vatnikaj. 

Për SportEkspres.com, sulmuesi deklaron se ai kërkon të luajë vetëm në Kategorinë Superiore, por edhe Kastriotin e falënderon për dy sezone shumë të bukur që kaloi me të. “Me Kastriotin e mbylla dhe i falenderoj për bashkëpunimin e mirëkuptimin. Kam vendosur të luaj në Superioren shqiptare ose në Superligën kosovare, por ende nuk kam ndonjë ekip. Menaxheri im është angazhuar, e besoj këtë javë do jem vendosur në një skuadër”.

Vatnikaj e ka nisur karrierën e tij me Partizanin në sezonin 2013-2014 dhe më pas ka luajtur me Tërbunin, Bylisin e Kastriotin. Në sezonin e fundit me krutanët luajti 19 ndeshje si titullar dhe shënoi vetëm 1 gol. E ardhmja e 24-vjeçarit mbetet mes Kategorisë Superiore dhe Superligës në Kosovë. Te Kastrioti është zyrtarizuar vetëm afrimi i mesfushorit Xhulio Mehmeti, në bisedime janë me Ermir Rezin, Kristi Jotin e Dashamir Xhikën.

AGRON KAJA

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.