Vata: Asgjë kundër Skënderbeut, por UEFA ka parë diçka jo serioze

Ish-lojtari i Vllaznisë dhe Kombëtares së Shqiëprisë, Rudi Vata, i fituar në “Rubrika Sportive” në TVSH, ka folur për çështjen e dënimit të Skënderbeut nga UEFA. Ai ka pohuar se UEFA ka parë diçka jo serioze në lidhje me Skënderbeun dhe e ka gjykuar, ndërsa klubi korçar ka të drejtën të kërkojë pafajësinë deri në fund. Po ashtu, teksa shihte rastet e diskutueshme të ndeshjes Laçi-Kukësi, Vata është shprehur se gjyqtari kryesor Kridens Meta është një kamikaz i vërtetë. Për Vllazninë ka thënë se ka probleme të theksuara organizative:

SKËNDERBEU – “UEFA organizon kompeticioniet europiane dhe ashtu siç ta jep të drejtën të marrësh pjesë në to, ashtu edhe ta heq të drejtën të marrësh pjesë. Mendoj se diçka jo serioze kanë parë njerëzit e këtij institucioni tek ekipit korçar. Është një dënim si i një prindi për fëmijën e vet. Një prind do që ta edukojë fëmijën e tij dhe merr masa. Njerëzit e UEFA-s patjetër që janë më të mirë përgatitur profesionalisht se të gjithë në Shqipëri. Nuk ka urrejtje nga ana ime për Skënderbeun, por uroj të ulet dënimi. E kam thënë që në fillim se do të ketë një dënim për Skënderbeun dhe askush nuk duhet të ma marrë personale. Nuk jam fans i asnjë ekipi dhe flas drejt. Skënderbeu ka të drejtën të kërkojë të drejtën e vet, të kërkojnë pafajësinë në rrugë ligjore. Nëse kanë gabuar, do ta meritojnë dënimin, nëse nuk kanë gabuar, nuk kanë pse të mërziten hiç”.

META – “Këtë gjyqtar (u referohet pamjeve të një ndërhyrjeje të ashpër të Sefgjinit në ndeshjen Laçi-Kukësi) e njoh mirë dhe di të them se është një kamikaz i vërtetë. I bën qëllimisht veprimet. E mbaj mend që kur kam qenë trajner i Vllaznisë dhe kujtoj mënyrën se si sillej në ndeshje të caktuara”.

One thought on “Vata: Asgjë kundër Skënderbeut, por UEFA ka parë diçka jo serioze

  1. Rudi Vata i takon atij grupi futbollistesh qe tek skuadrat kryeqytetase kane shkuar me “qejf”. Tek Dinamo shkoi per te ikur jashte shqiperise ndersa tek Partizani shkoi nje gjysem sezoni per te lene futbollin. Por nje gje nuk e di; a ka pasur b***ë ky sportist te perdore termin kamikaz per arbitrat e skocise, frances apo qipros?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *