Vasiliev: Perez miku im, por diçka nuk ma fal kurrë!

Vadim Vasiliev është zëvendës-presidenti i Monakos dhe mbrëmjen e kaluar, ai ishte në Talin për të ndjekur finalen e Superkupës së Europës. Marrëdhëniet e tij janë të mira me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez, por ky i fundit i përsërit gjithmonë të njëjtën gjë, sa here ata takohen. Tema është Kilian Mbape dhe spanjollit akoma nuk i ka kaluar inati për transferimin e kampionit të botës në Paris.

“Florentino më fajëson gjithmonë për faktin që nuk ja shitëm Mbapenë Realit. Ne jemi dy klube mike, por Perez, sa herë që takohemi, më përsërit të njëjtën gjë: pse ja shitëm Mbapenë PSG-së dhe jo atij”, komenton rusi për “RMC Sport”.

Reali ishte një nga klubet e interesuara për 19-vjeçarin, por PSG veproi shpejt dhe pagoi 180 milionë euro dhe Mbape mori rrugën për në kryeqytet, atë francez dhe jo spanjoll. Diçka e tillë i ka mbetur peng kreut të Realit, i cili nuk ngurron t’ia përsërisë një fakt të tillë Vasilievit, sa herë që ata takohen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *