Varianti më i mirë dhe axhenda për Superioren, gjithçka shkon për mrekulli vetëm në këtë mënyrë

Shumë vënde në Europë janë duke përjetuar kaosin dhe panikun nga Koronavirusi, me një numër që shtohet dita-ditës dhe nuk ka rënie. Kjo ka bllokuar gjithçka, madje si kurrë më parë edhe futbollin.

Por si mund të zgjidhet situata në Shqipëri? Për momentin, vendosja e titullit dhe fateve në tavolinë nuk qendron si variant. Rruga më e mirë e ka një axhendë të qartë, që qendron në mënyrën llogjike. Shteti në Shqipëri ka mbyllur gjithçka deri në datën 3 prill, për të parë qartë situatën në të cilën do të përfshihet vendi ynë nga pandemia.

Nëse deri në këtë datë do të arrijmë që ta marrim situatën në kontroll, atëherë me shumë mundësi klubet do të nisin stërvitjen që nga data 4 prill, pra nëse do të kemi edhe qetësimin e gjendjes. Rreth 15 ditë kohë mund t’i jepet klubeve që të kthejnë lojtarët në gjendjen e tyre më të mirë fizike pas izolimit dhe deri në fundin e qershorit është koha mëse e konsiderueshme për mbylljen e sezonit 2019-2020.

Ky është variant më i mirë, por frika e madhe ekziston në një përkëqsim të situatës në fundin e këtij muaji, duke parë se dalja me orar e qytetarëve në vendin tonë, e nxorri jashtë kontrollit gjithçka. /Sport Ekspres/