Vardi: Nuk e pushova unë Ranierin, po më kërcënojnë

0

Një ndër heronjtë e sezonit të shkuar, që i dha Lester Sitit titullin kampion, Xhejmi Vardi tashmë ka frikë për sigurinë e vet dhe të familjes së tij. Sulmuesi anglez deri para një muaji ishte në piedestal, por tashmë është kthyer në armik për një pjesë të tifozerisë në Lester, pasi pikërisht Vardi konsiderohet si një ndër aktorët kryesorë që vunë në skenë largimin e trajnerit Klaudio Ranieri.

Tani Vardi flet për The Guardian dhe mbrohet nga çdo akuzë: “Të gjithë flasin për këtë histori dhe secili merr versionin që preferon, duke menduar se ka të drejtë të më kërcënojë mua dhe familjen time. Mundohem të eci përpara dhe të duroj, por kur të presin rrugën dhe në makinë ke fëmijët, është e pamundur të mos kesh frikë. Nuk kam denoncuar askënd, sepse nuk kam prova apo filmime, por kam marrë akuza, kërcënime e fyerje çdo ditë.

“Emri im konsiderohet si arsyeja kryesore pse Ranieri u largua, por nuk është absolutisht e vërtetë. Takimi që çoi te pushimi i Ranierit ndodhi menjëherë pas humbjes ndaj Seviljes dhe unë nuk isha fare në dijeni, sepse për  orë isha duke kryer teste antidoping”.

Vardi shpjegon arsyen pse reagoi shumë vonë ndaj largimit të Ranierit: “Nuk shkrova asgjë sepse gjithçka ndoshi shumë shpejt dhe unë sapo isha kthyer nga Sevilja, i lodhur. As nuk dija çfarë të shkruaja, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura për një person aq të rëndësishëm. Megjithatë, e pranoj që mesazhet e solidaritetit ndaj trajnerit erdhën pasi gazetat e nënvizuan mungesën e tyre dhe kjo ngjan e çuditshme në sytë e njerëzve”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here