Vardi, letër e hapur për Ranierin

0

Pushimi nga puna i Klaudio Ranierit nga Lester Siti mbetet tema e ditës në Angli dhe të gjithë janë kundër vendimit të klubit, ndërkohë që nën akuzë janë edhe lojtarët, që mendohet se i kanë bërë puç trajnerit italian.

Kundër thashethemeve del sulmuesi Xhejmi Vardi, zbulimi i madh i sezonit të shkuar, i cili në Instagram ka postuar një letër falënderimi për Ranierin, duke mohuar çdo përfshirje të tij në ndonjë komplot.

“E kam shkruar e rishkruar mijëra herë këtë mesazh, sepse nuk gjeja fjalët e duhura, që meritonte Klaudio! Ai ka dhe do të ketë gjithnjë respektin tim. Gjithçka kemi arritur së bashku dhe si skuadër ka qenë e pamundur! Ai ka besuar tek unë kur shumë të tjerë nuk e bënë dhe i jam përjetë mirenjohës. Spekulimet, sipas të cilave unë jam i përfshirë te pushimi nga puna i Ranierit, janë krejtësisht false dhe shumë ofenduese! Ne si skuadër jemi fajtorë vetëm për diçka: që nuk arritëm rezultatet që priteshin prej nesh dhe do të bëjmë gjithçka që t’ia dalim mbanë. I uroj Klaudios vërtet çdo të mirë të mundshme, sido që të jetë e ardhmja e tij. Faleminderit Klaudio, për gjithçka.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image