VAR-i, “arma plus” e Toros, sa gabime i janë falur Juves

0

“Shpresoj të fitoj një derbi pa u inatosur, sidomos tani që është edhe VAR-i, jo si vitin e shkuar”. Fjalë këto të thëna dje nga ana e trajnerit të Torinos, Sinisa Mihajloviçit. Dhe nuk është se e ka totalisht gabim. VAR, ose “Video Assistant Referee” do të aplikohet për të parën herë në një derbi ndërmjet Juventusit dhe Torinos. Sigurisht, nëse kjo teknologji do të kishte qenë edhe në vitet e shkuara, atëherë Juve mund të mos kishte kaq shumë fitore në këtë derbi.

RASTET E DISKUTUESHME – Çfarë do të ndryshonte në derbin e Torinos nëse VAR-i do të kishte qenë i pranishëm në vitet e shkuara?!  Rasti i parë, në vitin e shkuar, përjashtimi me karton të kuq i Akuas, si shkak i një ndërhyrjeje totalisht për top në fillim të pjesës së dytë ndaj Manxhukiçit, çka ka bërë sezonin e shkuar të tërbohet Mihajloviç. Po gabime ka edhe në sezonin 2013-14, kur një gol i Pogbasë, pas një krosimi të Tevez i dha fitoren Juves. Por argjentinasi ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje, por arbitri Maxoleni nuk e pa këtë dhe la lojën të vazhdonte. Po kështu, në sezonin 2015-16, nëse do të ishte VAR-i goli i Maksi Lopez për rezultatin final 2-2 nuk do të anullohej.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image