VAR, gola dhe De Ligt protagonist: Angli-Holandë drejt shtesave

0

Nuk kanë mjaftuar 90 minutat e kohës së rregullt që të përcaktohet një fitues në gjysmëfianen e dytë të UEFA Nations League mes Holandës dhe Anglisë. “Tre Luanët” gjetën të parët golin, me anë të një penalltie të shdërruar në gol nga Rashford.

Ishte De Ligt ai që e shkaktoi këtë penallti, por mbrojtësi i talentuar do të korrigjonte gabimin në pjesën e dytë, duke shënuar me kokë dhe duke rikthyer baraspeshën. 10 minuta nga fundit, Anglia do të shënonte sërish, me anë të Lingard, por pas konsultimit me VAR-in, arbitri e anulon golin, si pozicion i parregullt.

Pak minuta më vonë, Holanda do të pretendonte për një penallti, pas një prekjeje me dorë të topit nga mbrojtësi Çiluell. Edhe një herë, u dehs ndërhyrja e VAR-it dhe penalltia nuk u akordua. Skuadrat i drejtohen shtesave.

UEFA Nations League

Holandë – Angli  1-1
De Ligt 73’ / Rashford 32’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.