Vangjeli nuk ia del, luan Taku titullar

Një lajm aspak i mirë është mësuar dje nga trajneri Ilir Daja. Një nga titullarët e Skënderbeut, Kristi Vangjeli, nuk ia ka dalë pas një kontraktimi, pavarësisht punës së stafit mjekësor. Vangjeli dhe Shehi janë të vetmit që kanë luajtur në çdo ndeshje deri tani. Vangjeli mund të jetë gati ndaj Kukësit në fundjavë, ndërsa sot ai do të zëvendësohet nga Taku, i cili ka luajtur edhe më parë si mbrojtës i djathtë. Për ndeshjen e sotme me Partizanin, ky do të jetë ndryshimi i vetëm në formacionin e korçarëve. Edhe Jashanica do ta nisë nga stoli, pasi vjen nga një mungesë e gjatë. Taku dhe Mici luajnë në krahët e mbrojtjes, kurse në qendër Radas dhe Aliti. Osmani do të bëjë shkatërruesin, kurse Muzaka dhe Lilaj do të jenë pak para tij. Gavazaj dhe Xhejms luajnë në krahët e sulmit, që në qendër të tij ka të zakonshmin Ali Soue. Trajneri Daja ka mbyllur dje pasdite përgatitjet me një seancë taktike. Pas kësaj seance stafi teknik ka kërkuar regjim të rreptë nga të gjithë lojtarët. Në mbrëmje është zhvilluar edhe një seancë teorike në ambientet e resortit Tropikal. Sot pritet një analizë e shkurtër, ku edhe presidenti Takaj do të ketë një komunikim me të tijtë. Në orën 14:30 pritet që skuadra të lërë Durrësin dhe të udhëtojë drejt Tiranës.

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut

Shehi

Taku, Radas, Aliti, Mici

Muzaka, Osmani, Lilaj

Gavazaj, Soue, Xhejms

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *