Vangjeli: Keqardhje për Tiranën, morëm atë që merituam

0

Edhe Kristi Vangjeli ka qenë një tjetër futbollist i Skënderbeut që ka luajtur i fashuar për minuta të tëra edhe pse deri në fund gjaku nuk i pushonte. Gjithsesi, edhe pse rrezikoi shumë edhe përpara fillimit të takimit, pasi luajti i dëmtuar, një tjetër ndeshje e mirë për korçarin e mbrojtjes. Vetë Kristi Vangjeli, pas përfundimit të këtij 90-minutëshi me plot emocione ka deklaruar: “E dinim që Tirana do të vinte në Korçë për t’u mbrojtur shumë dhe për të menduar se do të dilte me pikë. Për ne nuk kishte rrugë tjetër veç fitores dhe e kërkuam që nga minuta e parë dhe deri te e fundit. Në fund të fundit e meritonim këtë trepikësh, sepse patëm shumë raste shënimi dhe pavarësisht se shënuam afër fundit, fitorja na takonte vetëm ne. Keqardhje për Tiranën që rrezikon Superligën, por ne tani shikojmë vetëm përpara dhe një tjetër fitore në Kukës do të thotë baraz me titullin kampion. Unë jam i bindur që të gjithë bashkë do t’ia dalim, ashtu si ja kemi dalë deri tani me kaq shumë fitore radhazi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image