Vangjel Mile, zyrtarisht i Tomorit

0

Edhe pse kishte disa ditë që në Berat qarkullonin zëra për një rikthim të mundshëm të sulmuesit të njohur dhe me eksperiencë Vangjel Mile, i cili është aktivizuar qysh në hapat e tij të parë me skuadrën e vendlindjes, tashmë është bërë realitete. Sulmuesi që ka luajtur me disa skuadra të njohura të vendit, por edhe jashtë është zyrtarisht pjesë e Tomorit. Këtë gjë e ka konfirmuar enkas për “Sport Ekspres” edhe vetë sulmuesi i dalluar.  Në seancën e ditës së martë pasdite, ka zbritur së bashku me skuadrën në stërvitje, sulmuesi me eksperiencë Vangjel Mile i cili gjatë kësaj periudhe vere ishte përfolur nga mediat e shkruara sportive si një futbollist herë i Elbasanit dhe herë i Korabit. Por, mw nw fund, Mile, do të kontribuoj tashmë për rikthimin e Tomorit në nivele të larat si dikur. Mile, iu bashkua skuadrës së vendlindjes edhe gjatë janarit të shkuar, luajti gjysmë faze, e megjithatë Tomori nuk mbijetoi në të Parën. Tashmë që çdo gjë ka lëvizur për mirë në skuadrwn e Tomorit, Vangjel Mile është rikthyer dhe synon që të jap më të mirën e tij që skuadra e vendlindjes të rikthehet fillimisht në të Parën e më pas në elitë.                 Edi SPAHIU

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.