Vandalizëm në Argjentinë, “viktimë” statuja e Mesit

0

Një statujë bronzi e yllit argjentinas Lionel Mesi është vandalizuar për të dytën herë këtë vit. Statuja ndodhet në bregun e lumit La Plata, në Buenos Aires, ndërsa i janë prerë këmbët.

Policia është duke hetuar për incidentin e ri, sepse edhe në janar statuja u pre në mes, para se të riparohej dhe të rivendosej pak ditë më vonë nga qeveria lokale.

Kyrebashkiaku Horasio Rodrigez Larreta e vendosi statujën pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2016, kur Mesi deklaroi se do të tërhiqej nga kombëtarja.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image