Vanda “thumbon” CR7: Do doja ta shihja në pankinë, ndërkohë që Juvja fiton 5-0

0

Interi zhvilloi një ndeshje fantastike me Xhenoan, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Trajneri Spaleti shfrytëzoi mundësinë për të lënë pushim disa nga titullarët e tij për ndeshjen e rëndësishme në Champions kundër Barcelonës.

Mauro Ikardi ishte një mes lojtarëve, të cilët qëndruan pushim në kampionat për të qenë të freskët në ndeshjen e sotme në mbrëmje kundër ekipit katalanas. Sulmuesi dhe kapiteni i zikaltërve po kalon një formë fantastike, me gjashtë gola të shënuar në kampionat, një më pak se Kristiano Ronaldo dhe tre më pak se kryesuesi Piatek i Xhenoas, dhe dy në Champions.

Vanda Nara, bashkëshortja e Ikardit ka folur për “Tiki Taka”, duke marrë në mbrojtje interistin dhe duke “thumbuar” yllin e Juventusit, Kristiano Ronaldon.

Mauro nuk ka luajtur tre ndeshje, ka shënuar gjashtë gola dhe është aty aty me Kristiano Ronaldon. Do të doja të shihja Kristianon te Juventusi, duke qëndruar i qetë n stol, ndërkohë që skuadra e tij shënon pesë gola dhe ai mund të shënonte tre të tillë”, “thumbon” gruaja dhe njëkohësisht menaxherja e kapitenit të Interit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.