Van Persie: Nuk kam dhënë ende maksimumin me Van Gaal

0

Marrja e drejtimit të Manchester United, nga trajneri holandez Louis Van Gaal nuk ka dhënë atë impaktin që prsinin të gjithë te djajtë e kuq, megjithatë sulmuesi kryesor i Red Devils, Robin Van Persie është i kënaqur me praninë në skuadër të trajnerit 63-vjecar dhe me metodat e tij të punës, madje bomberi i përfaqësueses portokalli në një prononcim për mediat deklaroi se ka besim te Van Gaal dhe sipas Van Persie-it, ish trajneri i Holandës do ta ndihmojë Manchester United të ngjitet sërish në majat e futbollit anglez dhe atij kontinental. Akutualisht djatë e kuq pozicionohen në vendin e 4-t të Premier League ndërsa vetëm pak ditë më parë regjistruan një barazim zhgënjyes në Fa Cup përballë modestëve të Cambridge.

” Shumica e lojtarëve këtu kanë vetëm 6 muaj që e njohin Van Gaal-in dhe që punojnë me të. Kjo është një kohë shumë e shkurtër për një futbollist që të përshtatet plotësisht me metodat e punës të një trajneri të ri, gjithsesi këtu të gjithë lojtarët kanë fituar besimin në vetvete por edhe te shokët e skuadrës, dhe për këtë një meritë të madhe e ka padyshim stafi teknik. Ne të gjithë jemi të lumtur me Van Gaal-in në drejtim dhe unë besoj se me të në krye do të përmirësohemi gjithnjë e më shumë”.

Më pas 31-vjeçari holandez foli edhe për formën e tij gjatë këtij sezoni. Në 17 ndeshje të zhvilluara në total me United në Premier Leaguen e këtij edicioni Van Persie ka arritur të shënojë 8 gola.

” Nuk e nisa mirë por mendoj se në 15 ndeshjet e fundit kam arritur nivelin tim më të mirë. Unë gjithmonë do të përpiqem të jap maksimumin në fushë për të ndihmuar skuadrën të arrijë sa më shumë rezultate pozitive”. / Super Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here