Van Persi mungon përballë QPR-së

0

Trajneri i Mançester Junajtidit, Luis Van Gal pritet të mos ketë të gatshëm për takimin e fundjavës në kampionat kundër QPR-së shërbimet e sulmuesit holandez Robin Van Persi. Shkak është bërë dëmtimi në kavilje i pësuar nga sulmuesi në takimin e javës së kaluar përballë Sandërlendit. Sulmuesi holandez ka kryer analizat dhe ka rezultuar se dëmtimi i pësuar nuk ka qenë dhe aq serioz. Dhe pa dyshim ky është një lajm i mirë për trajnerin Van Gal, i cili i frikësohej një mungese më të gjatë të sulmuesit. Kështu Van Persi pritet të kthehet javën e ardhshme në Kupën e Mbretëreshës përballë Kembrixhit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.