Van Gal sulmon Junajtidin: Ma punuan pas krahëve

0

 

Ish-trajneri i Mançester Junajtidit, Luis van gal është kthyer të flaës për aventurën e tij të dështuar nën drejtimin e “Djajve të kuq”. Duke folur për mediat në Holandë, Van Gal ka akuzuar klubin anglez se i “kishte vënë prej kohësh kokën në litar”. Van Gal drejtoi për dy sezone Junajtidin, duke fituar në takimin e fundit dhe Kupën FA, por mbyllja e tij me klubin ishte negative dhe solli zëvendësimin me Murinjon. Në një intervistë për gazetën holandeze “Algemeen Dagblad”, Van Gal ka shpërthyer duke thënë: “Presioni tek Junajtid ishte i jashtëzakonshëm. E kisha kokën në litar, e kisha lakun në fyt dhe ata nuk më ndihmuan. Unë mendoj se çdo gjë ishte e orkestruar si në një film dhe gjithçka ishte vendosur që në janar. E kuptoj fare mirë zgjedhjen e tyre për të afruar Murinjon. Kur unë kisha një vit e gjysmë tek Junajtid, Murinjo ishte shkarkuar dhe e dija fare mirë se një ditë ata do të afronin Murinjon”- ka thënë Van Gal.

Çdo qindarkë – Van gal nuk është mjaftuar me kaq dhe ka vijuar duke nënvizuar se sjellja e padenjë e Junajtidit bëri që ai të merrte çdo qindarkë nga kontrata me klubin, duke mos pranuar asnjë zgjidhje alternative. “Ata më folën mua për shkarkimin vetëm pasi çdo gjë ishte mësuar në publik dhe ky ishte një zhgënjim i madh. Nëse do të kishin ardhur dhe të më komunikonin se do të afronin Murinjo do të kisha pranuar dhe së bashku do të bënim më të mirën në pjesën e mbetur të sezonit. Kështu ata do të kishin kursyer një vit rrogë për mua, por pas asaj çfarë ndodhi vendosa që t’i marr atyre çdo qindarkë”- ka thënë Van Gal.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image