Van Gal: Falkao duhet të bindë në fushë

0

Luis Van Gaal i gatshëm të përgënjeshtrojë cdo spekulim që ka të bëjë me klubin e tij. The Mirror raportonte se trajneri holandez dhe drejtuesit e Manchester United kishin programuar një takim ku do të vendosnin se si të shpoenzonin një fond prej 150 milionë stërlinash për të përforcuar skuadrën në janar, dhe replika e trajnerit erdhi e përpiktë në konferencën e shtypit të së premtes.

” Nuk mendoj se do të jemi shumë aktivë në këtë dritare të merkatos. Nuk do të shpenzojmë shumë pasi nuk ka lojtarë të niveleve të rëndësishme që janë të disponueshëm, dhe ne mund të bëjmë vetëm blerje cilësore”.

Gjithsesi lajmi më i rëndësishëm në k0nferencën e shtypit në vigjilje të sfidës me QPR , ishin shigjetat e trajnerit të Manchester United në drejtim të Radamel Falcaos, Kolumbiani ka dështuar për të bërë impaktin e dëshiruar te djajtë e kuq, dhe para pak ditësh agjenti i tij Jorge Mendez deklaroi se sezonin e ardhshëm 28 vjecari që po gjen shumë pak hapësira në Old Trafford do të luajë në një klub të madh europian, qoftë ky Manchester United apo ndonjë tjetër. Van Gaal jo vetëm që nuk bie pre e presioneve të tilla, por kalon në kundërsulm.

” Falcao ka ende nevojë që të demonstrojë se kush është me punën e tij. Nuk ka  rëndësi nëse vlerësohesh 95 milionë euro apo 5 milionë euro në merkato, vlen vetëm ajo që bën në fushën e lojës”.

Mesazhi është i qartë, Falcao ka kohë për të provuar se cili është deri në fund të sezonit, kur përfundon dhe periudha e huazimit nga Monaco. / Super Sport

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.