Van Gal: De Gea mund të largohet

0

David De Gea te Reali i Madridit nuk është më një operacion i pamundur. Kampionët e Europës dhe Botës prej kohësh janë vënë në ndjekje të portierit 24-vjecar dhe duke patur parasysh edhe deklaratat e dhëna së fundmi nga trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal tranferimi i De Geas në Madrid është mëse i mundshëm. Iker Casillias është drejt përfundimit të kontratës dhe me shumë gjasa do ta vijojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj drejtuesit e klubit Blanco kanë hedhur sytë nga gardiani i portës së djajëve të kuq.

Vetë Van Gaal i pyetur për një largim të mundshëm të 24-vjecarit deklaroi se në futboll cdo gjë mund të ndodhë dhe ai në një të ardhme të afërt mund ta humbasë portierin e tij. David De Gea u transferua te Manchester United në verën e vitit 2011 nga Atletico e Madrid dhe momentalisht portieri spanjoll ka edhe 17 muaj kontratë me djajtë e kuq. Duke marrë në konsideratë edhe faktin që De Gea nuk po zgjat marrëveshjen e tij aktuale me 20-herë kampionët e Anglisë, kalimi i tij në Santiago Bernabeu, ka gjasa të mira për tu realizuar edhe pse nuk dihet nëse do të ndodhë në merkaton e verës së ardhshme apo në atë të vitit 2016.  Për një transferim të mundëshëm te Reali foli edhe menaxheri i De Geas, Jorge Mendes. Portugezi theksoi se aktualisht klienti i tij është një lojtar i United, megjithatë Mendes bëri me dije se në futboll gjërat mund të ndryshojnë për 5 minuta të vetme. / Super Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here