Van Dijk: I lumtur që nuk luaj në Spanjë!

Performanca e Lionel Mesit një natë më parë në gjysmëfinalen ndaj Liverpulit, padyshim i ka mahnitur të gjithë, duke përfshirë këtu edhe Virxhil Van Dijk. Holandezi ka folur së fundmi, duke pranuar se argjentinasi është lojtari më i mirë në botë.

Gjithashtu, Van Dijk shtoi se nuk është turp të pranosh humbjen kundër një lojtari të tillë. Sipas tij, Liverpuli humbi ndaj Mesit dhe jo ndaj Barcelonës, duke theksuar faktin që “The Reds” bënë një lojë mjaft të mirë në krahasim me katalanasit.

“Liverpuli nuk humbi ndaj Barcelonës. Liverpuli humbi ndaj Lionel Mesit. Nuk është turp të pranosh humbjen kundër lojtarit më të mirë në botë. Është një talent unik. Kur Mesi është në formën e tij më të mirë dhe ti je përballë, nuk mund të bësh absolutisht asgjë. Jam i lumtur që nuk luaj në Spanjë, pasi do të më duhej të përballesha çdo sezon kundër tij. Shënoi dy gola dhe jam totalisht i zhgënjyer.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *