Van Der Vart tallet me mbrojtsin e Junajtid: Si ai i gjej tre në futbollin amator

0

Transferimi rekord i Harry Maguire në “Old Trafford” është përfolur gjatë, pasi ishin të shumtë zërat që thonin se 80 milionë paund janë një shifër e ekzagjeruar për të. Në këtë rrymë mendimi është edhe Van Der Vaart, i cili i krahason aftësitë e mbrojtësit të Manchester United me ato të një futbollisti amator. Madje ish-sulmuesi holandez shprehet se nëse Magire vlen 80 millionë atëherë Van Dijk duhet të kapë shifrën e 300 milionë paundëve.

“Ai ndoshta mund të bëjë diçka , por nuk ia vlen aq para. Në të kundërt Van Dijk vlen 300 milionë paund. Nëse të dielën do të luaj me amatorët, do ta kem shumë të lehtë të gjej tre si ai. E them këtë seriozisht.

Madje është paksa qesharake sepse gjatë Nations League, kur punoja në një television holandez, më kujtohet se diskutonim që Maguire ishte lojtari më i dobët në fushë. E pas dy muajsh 80-90 milionë paund? E pabesueshme ”, ka thënë Van der Vaart./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.