Van de Bek në Serie A? Menaxheri “i hedh benzinë zjarrit”

Doni Van de Bek në ndeshjet e fundit po tregon se tek Ajaksi nuk vlen vetëm De Jong dhe De Ligt. 22-vjeçari ka arritur të shënojë dy gola të rendësishëm në Champions ndaj Juventusit dhe së fundmi vulosi fitoren 1-0 në “Tottenham Stadium”. Fantazisti është një talent shumë premtues dhe çmimi i tij në merkato ka shkuar në tavan. Nga Italia vijnë lajme se Napoli e do me çdo kusht “tulipanin”.

Këto informacione mbeteshin vetëm aludime, por ka menduar agjenti i 22-vjeçarit, Rob Vitshge për t’i bërë gjërat më serioze. “Tani Van de Bek është i përqëndruar te futbolli për të mbyllur sa më mirë këtë sezon. Pas kësaj do të shohim. Ka pak klube, që e përballojnë çmimin e tij.”

“Mundësinë për t’u transferuar në Napoli nuk e konfirmoj, por as nuk e mohoj. Doni do të ishte i lumtur po të stërvitej nga një trajner si Ançeloti. Gjithçka do vendoset pas fundit të sezonit”, përfundoi agjenti, duke shtuar kështu mundësinë e transferimit të klientit të tij në “San Paolo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *