Van Bomel: Na kënaq pika, u vendos nga episodet

Mark Van Bomel, trajneri i PSV, ka dalë para mediave dhe ka folur për ndeshjen me Totenhemin. Holandezët kaluan të parët në avantazh, ndërkohë që më pas anglezët barazuan dhe e panë veten në avantazh. Gjithsesi nuk pati fitues në fund, pas golit të De Jong për PSV-në/

Bomel, e vlerëson pikën e marrë, pasi përballë kishin një kundërshtar të fortë si Totenhemi. Sipas tij, gjithçka u vendos nga episodet dhe ato ishin në favor të holandezëve.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, kemi luajtur një ndeshje kundër një skuadre të fortë dhe jemi të kënaqur me këtë pikë. Fillimisht deshëm të mbronim avantazhin, barazimi erdhi pas një episodi ku ishim të pafat. Episodet janë të vendimtare në futboll dhe këtë e them gjithmonë. Në këtë rast ishin në favorin tonë”, ka deklaruar Van Bomel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *