Van Basten: Nejmar u bë gazi i botës

Marko van Basten ka kritikuar ashpër sulmuesin e Brazilit Nejmar, duke thënë se për shkak të sjelljes së tij në ndeshjet  e Kupës së Botës ylli i PSG-së u bë “gazi i botës”.

Në çdo ndeshje Nejmari fitoi faulle pa fund për Brazilin, por shpesh dukej se e ekzagjeronte me rrëzimet e panevojshme apo me pretendimin se kishte pësuar ndonjë dëmtim serioz.

Për këtë arsye, holandezi legjendar i këshillon të ndryshojë sjellje.

” Nuk është një sjellje e mirë. Duhet të japësh maksimumin dhe të tregohesh sportiv, pa aktruar shumë.

“Kjo është një pikë ku mendoj se ai duhet ta kuptojë personalisht situatën.

“Është gjithmonë e këndshme të krijohet humor gjatë ndeshjeve dhe njerëzit të qeshin, por jo në këtë mënyrë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *