Valverde: Vuajtëm 5 minuta, pastaj…

Barcelona e ka kaluar shumë më lehtësisht nga sa pritej përballjen e kthimit kundër Mançester Junajtid, duke siguruar që në pjesën e parë kualifikimin për në gjysmëfinalet e Champions League.

Pas ndeshjes, trajneri Ernesto Valverde ka përgëzuar të tijtë: “Ishte një ndeshje e madhe, edhe pse vuajtëm në 5 minutat e para. Traversa e Rashford na goditi, por më pas erdhi goli dhe gjithçka u bë e lehtë.

“Messi? Ai shfaqet gjithnjë në maksimumin e vet në ndeshjet e mëdha. Jo thjesht se shënon, por sepse mbështet gjithë peshën sulmuese të skuadrës.

“Kutinjo dhe festim paksa polemik? Nuk e di pse festoi ashtu, duhet ta pyesni. Unë shijoj golin e tij dhe nivelin e lartë të lojës. Në jemi një klub me kërkesa maksimale, duhet të fitojmë gjithçka dhe jemi gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe kritikave, ndaj Kutinjo dihet të dijë të përballojë gjithçka.

“Ronaldo u eliminua? Do të thotë që do të duhet të bëjmë kujdes të madh, sepse nuk ka asnjë gjë te sigurt. Edhe Ajaksi është pretendent tashmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *