Valverde: Të paktën shkuam në finale

0

Ernesto Valverde nuk u duk shumë i shqetësuar nga humbja në finalen e Kupës së Mbretit. Tekniku bask vlerësoi lojën e kundërshtarit, duke shpjeguar se Valencia u tregua shumë efikase me kundërsulmet e saj.

“Një muaj më parë fitonim kampionatin dhe shpresonim se mund të kompletonim tripletën. Pritshmëritë ishin të larta dhe ne u përpoqëm t’ia dilnim. Valencia është një ekip shumë i rrezikshëm në kundërsulm. Luajtëm pranë portës së tyre, por hasëm vështirësi në finalizim”.

“Ndeshja e sotme ishte ndryshe nga ajo në “Anfield”. Në pushimin e ndeshjes i kujtova se ia kishim dalë ta përmbysnim Valencian gjatë këtij sezoni. U përpoqëm deri në fund, dhamë gjithçka, por nuk ia dolëm dot”.

A e keni të vështirë të vazhdoni? – “Shiko, çdo trajner duhet të ketë vullnet për t’i kthyer gjërat në rrugën e mbarë. Nëse do të ishte në dorën time të zgjidhja midis eliminimit në fazën e 1/8-ve ose në çerekfinale, do zgjidha finalen”, përfundoi Valverde.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.