Valverde nuk mban sekrete, sqaron çështjen e kontratës dhe merkaton e Barcelonës

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverte nuk ka “dribluar” pyetjet e gazetarëve në lidhje me të ardhmen e tij në stolin e katalanas, por edhe për planet e merkatos së klubit katalanas.

Pyetja e parë kishte të bënte në lidhje me negociatat për rinovimin e kontratës, që i skadon në fund të këtij sezoni: “Kur të kemi lajme në lidhje me këtë çështje do t’u informoj menjëherë. Kam një marrëdhënie të mirë me klubin, s’kam pse të fsheh asgjë”.

NË MERKATO PËR SULMUES ? – “Klubi po punon për këtë gjë, por nuk është aq e thjeshtë sa duket. Të shohim nëse mund të afrojmë ndonjë lojtarë cilësor. Nëse jo, do të na duhet të vazhdojmë me çfarë kemi në dispozicion”.

KARLOS VELA ? – “Ai është një lojtar shumë i mirë, që e ka treguar në të shluarën se sa vlen në kampionatin spanjoll. Qarkullojnë lajme të shumta për emra të ndryshëm, e vetmja gjë që mund të them për Velën është që është pjesë e një skuadre tjetër”

DE JONG? – “Ai gjithashtu është pjesë e një klubi tjetër. Një futbollist i madh me një të ardhme të madhe. Megjithatë, s’mund të flas më shumë, s’dua të flas më lojtarët e ekipeve të tjera”.

AKTIVIZIMET E MALKOM – “Ai ka disa cilësi të mrekullueshme, dhe ne duam që t’i shohim ato në fushën e lojës. Te Barcelona marrim lojtarë që janë vendimtarë në takime. Këtë presim nga ai”, përfundoi Valverde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *