Valverde në hall, mesfushori 1 muaj jashtë

Kur na ndajnë shumë pak ditë nga nisja e Champions League, Barcelona merr një lajm që ka prishur jo pak humorin në ambientin katalanas. Artur Melo do të qëndrojë jashtë për të paktën 4 javë si pasojë e një dëmtimi.

Kështu, Artur, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Valverde për ndeshjen në Champions ndaj Lionit, si dhe në përballjet ndaj Realit në Kupë por edhe në La Liga. Gjithashtu, 22-vjeçari do të mungojë dhe për ndeshjet ndaj Bilbaos apo Sevijas.
Mesfushori brazilian, i cili veshi fanellën blaugrana verën e vitit të kaluar, është bërë pjesë e rëndësishme e Barçës, duke qenë titullar në shumicën e ndeshjeve, teksa mbi shpinë mban dhe një fanellë të rëndë, që përpara tij e kishte Andres Iniesta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *