Valverde: Merkato s’është mbyllur, kemi rezervuar një surprizë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur për “Marca” sot, ku është ndalur më shumë te merkatoja e katalanasve. Deri më tani, Barcelona ka ofruar Frenki De Jong, Mark Kukurela, Antuan Grizman, portierin Neto dhe talentin brazilian, Emerson.

Edhe pse ekipi duket i kompletuar, Valverde ka piketuar një pozicion në formacionin e tij që ka probleme dhe është pikërisht krahu i majtë i mbrojtjes. I vetmi që e mbulon këtë rol është Zhordi Alba dhe duhet me patjetër një afrim i ri.

“Merkato nuk është mbyllur, është e mundur që të sjellim ndonjë emër surprizë. Të gjithë e dimë se kemi pasur probleme në krahun e majtë të mbrojtjes, po shqyrtojmë alternativën më të mirë”, tha shkurtimisht Valverde. David Alaba dhe Junior Firpo janë emrat që janë lidhur me një kalim te Barcelona këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *