Valverde: Largimi i Ronaldos? Edhe Barça ka humbur një si ai

Kristiano Ronaldo la pas nëntë vitesh Real Madridin për t’u transferuar drejt Juventusit. Edhe pse ky u konsiderua si transferimi i shekullit, por nuk është plotësisht i këtij mendimi trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde.

Numri 1 i stolit katalanas beson se dhe nga skuadra e tij është larguar një lojtar që ka pasur “peshë’ po aq sa dhe portugezi tek kampionët e Europës. Valverde e thekson se dhe Iniesta është një largim që do të lërë një hapësirë boshe në skuadër po aq sa dhe portugezi tek Reali. Trajneri i Barçës e pranon se ky vlerësim nga opinioni sportiv bëhet nga numri i golave të shënuar.

“Në nuk e dimë se sa do t’i dobësojë “lozblankos” largimi i Ronaldos, pasi ai ka bërë shumë për atë klub dhe të gjithë e dimë kontributin e tij.

“Largimi i Ronaldos nga Reali është po aq i rëndësishëm sa ai i Anders Iniestës nga Barça”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *