Valverde: Kupa nuk është prioritet, ja ku na duhet të ndërhyjmë në merkato

0

Ernesto Valverde u vu në qendër të kritikave pas humbjes 2 – 0 të Barcelonës ndaj Sevijës, në takimin e parë të Kupës së Mbretit. Shtypi spanjoll kritikoi ashpër rotacionet e shumta të trajnerit të katalanasve. Megjithatë, tekniku bask u ka mbyllur gojën medieve duke e pranuar hapur se prioritet për të është kampionati dhe prandaj rotacionet janë të justifikueshme.

Rotacionet në kupë – “Ka pasur shumë zhurmë për këtë gjë. Më lëni të jem i qartë. Kampionati është proritet për ne dhe këtë e pranoj pa asnjë hezitim”.

Zhirona – “Është thelbësore të fitojmë ditën e nesërme. Duhet të shikojmë rivalët tanë. Jemi vetëm pesë pikë larg nga Atletiko dhe ata janë një skuadë që nuk dorëzohen kurrë, ndërsa Realin e njohim të gjithë se çfarë ekipi është. Nuk do ta kemi lehtë të nesërmen. Zhirona po zhvillon një kampionat shumë të mirë”.

Merkato – “Morëm Boatengun, që Suarez të lirohet pak nga ngarkesa e madhe. Malkom? Kam besim tek ai. Do të ketë mundësi për të treguar veten. Duhet të tregohet më agresiv në lojën një kundër një. Kemi vetëm një mangësi. Duhet të përforcojmë krahun e majtë të mbrojtjes. Klubi po studion disa lojtarë për këtë çështje|.

Mesi – Për takimin e nesërm do të rigjejë Leo Mesin. “Pleshti” u la pushim në dy ndeshjet e fundit të katalanasve dhe mungesa e tij u ndje shumë, sidomos në humbjen në Kupën e Mbretit ndaj Sevijës. Megjithatë, ka dhe lajme të këqija. Talenti francez Usman Dembele është lënë pushim pas një –

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.