Valverde: Ishte një ndeshje e çmendur, sigurisht që varemi nga Mesi!

Ernesto Valverde ka folur pas ndeshjes që ekipi i tij barazoi në transfertën ndaj Vilarealit. Ishte një festival golash me plot tetë të tillë. Katalanasit kaluan dy herë në avantash në 16 minutat e para.

Vilareali reagoi mrekullisht duke e kthyer në 4-2. Gonzales u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 88-të çka e ndimoi Barçën të merrtë zemër për të shënuar dy gola në shtesë, duke vulosur barazimin 4-4.

Trajneri i katalanasve u shpreh se ishte një ndeshje e çmendur. Ai tha se barazimi në minutat e fundit lë një shije të mirë edhe pse humbën dy pikë. “Ishte një ndeshje e çmendur. U duk sikur do ta fitonim lehtë ndeshjen, por më pas gjithçka u komplikua. Ne nuk arritëm të bënim presingun e duhur dhe ata përfituan me daljet e tyre të shpejta.”

“Duhet të mesojmë nga kjo humbje sepse kemi shfaqur dobësi. Nuk duhet ta lejojmë kurrsesi kundërshtarin të na e marrë situatën nga dora në ato kushte. Na presin dy ndeshje vendimtare në ditët në vijim. Gjithsesi barazimi në minutat e fundit na lë një shije të mirë.”

“Sigurisht që ne varemi nga Messi. Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Gjithsesi ne arritëm të shënonim dy gola në fillim pa të në fushë.” Për mungesën e Rakitiç dhe Pike ai u shpreh se duhet t’i ruante sepse rrezikonin ndeshjen me Atletikon të shtunën për shkak të kartonëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *