Valverde: Interi në formë, është normale të kemi varësi ndaj Mesit

Barcelona pret nesër Interin në “Camp Nou” në një takim ku të dyja skuadrat do të luajnë për kreun e Grupit B në “Champions League”. Trajneri i kampionëve të Spanjës, Ernesto Valverdi, komplimentoi Interin për formën e mirë të javëve të fundi si dhe foli për mungesën e yllit të skuadrës Leo Mesi, i cili do të mungoi për tri javë, pasi pësoi një frakturë në krah në takimin e fundjavës ndaj Seviljas.

KUNDËRSHTARI – “E dimë që do kemi përballë një kundërshtar që po përjeton një moment shumë të mirë. Pashë fitoren e tyre të fundit. Interi ka fituar shumë herë në minutat e fundit të ndeshjes. Kjo tregon se janë një skuadër me shumë karakter. Nesër është një ndeshje e rëndësishme. Nëse fitojmë marrim të vetëm kreun e grupit dhe bëjmë një hap të rëndësishëm për kalimin në fazën tjetër”

MUNGESA E MESIT – “Na kanë thënë se atij do i duhen tri javë për t’u rikuperuar nga fraktura në krah. Shpresoj që të kthehet pak më herët. Është normale që të kemi varësi nga ai, fundja, Mesi është lojtari më i mirë që na kanë parë sytë.  Largimi i Malkom? Fakti që ai ka luajtur pak  nuk do të thotë se do largohet.”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *