Valverde i hutuar: E vështirë ta shpjegosh këtë humbje!

0

Barcelona u mposht nga Leganes, edhe pse arriti që të shënojë e para me anë të brazilianit Filip Kutinjo. Katalanasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë, por pësuan dy gola në dy minuta. Trajneri Ernesto Valverde nuk di të japë një shpjegim të asaj që ndodhi.

“Ky është futbolli dhe mund të ndodhë. E vështirë të shpjegosh këtë që ndodhi në një ndeshje të kontrolluar, ku pëson gola në këtë mënyrë. Ndërkohë që respektojmë kundërshtarin, mendojmë se ata mund të na ndëshkojnë dhe kjo na ndodhi”, është shprehur tekniku spanjoll pas ndeshjes.

Sigurisht ai merr përsipër atë që i takon: “Ndihem përgjegjës, si të tjerët. Fundja të gjithë ne ndihemi përgjegjës”. Valverde shpjegoi edhe mungesën e rasteve, që sipas tij erdhi për shkak të ngjeshjes së kundërshtarit në prapavijë. Gjithsesi takimi me Leganes ka përfunduar dhe duhet hedhur vështrimi te ndeshja e radhës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.