Valverde: Gati për zgjatjen e kontratës, do luftojmë për titull me… Realin

Barcelona viziton nesër në mbrëmje Getafen me synimin për ta nisur me fitore vitin 2019. Ernesto Valverde po bën një punë shumë të mirë me Barcelonën dhe drejtuesit e klubit katalanas po mendojnë t’i ofrojnë rinovimin trajnerit.

54-vjeçari pranon faktin që palët janë afër nënshkrimit të kontratës së re, por tani është herët dhe gjithçka do të ndodhë në fund të sezonit.

Kam një kontratë me Barcelonën dhe ekziston një harmoni e mirë me klubin. Do të flasim përsëri në fund të sezonit dhe do të vendosim, por jemi gati të zgjasim kontratën. Nuk jemi as në gjysmën e sezonit, por kemi patur gjithmonë një harmoni të mirë. Nëse humbet një ndeshje, fillon e të dhemb koka, por kam një kontratë dhe do e respektojmë deri në fund. Titulli? E përsëris se Reali i Madridit është rivali ynë për titullin. Ndonjëherë diferenca duket e madhe, por nuk është ashtu”, përfundon Ernesto Valverde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *