Valverde drejt shkarkimit, kandidati favorit një holandez

Eliminimi i turpshëm ndaj Liverpulit nuk duket se do të kalojë pa pasoja për trajnerin Ernesto Valverde. Drejtuesit e Barcelonës kanë filluar të shqyrtojnë alternativat që mund të pasojnë teknikun bask.

Sipas “Catalunya Radio”, një kandidat i ri për stolin e klubit katalanas është Ronald Kuman.
Trajneri holandez e njeh mirë ambientin pasi ka qenë një ndër futbollistët më të shquar të klubet në fillim të viteve 90, ndërsa ka pasur edhe një eksperiencë 2-vjeçare si zëvendës trajneri, kur trajneri i Barcelonës ishte bashkëkombësi i tij Luis Van Gal.

Aktualisht, Kuman është trajneri i kombëtares së Holandës, ku ka kryer një punë të shkëlqyer. Marrëveshje me federatën holandeze mund të prishet në këmbim të një shumë të caktuar monetare, që sigurisht nuk përbën problem për financat e një klubi gjigant si Barcelona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *