Valverde dhe Zhenesio “hapin kartat”, ja formacionet

Më pak se një orë na ndan nga fillimi i sfidës së 1\8 të Champion Ligës mes Barcelonës dhe Olimpikut të Lionit në “Camp Nou”. Ndeshja e parë në Francë ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Kanë dalë formacionet zyrtare të ekipeve ku mungesa e madhe e ndeshjes është Osman Dembele, që do e nisë ndeshjen nga stoli për shkak të shqetësimeve muskulore që ka shfaqur ditët e fundit. Kutinjo do të ketë përgjegjësinë të zëvëndësojë francezin. Blaugranët do të zbresin me formacionin 4-3-3. Ter Stegen në porte, Sergi Roberto, Pike, Lenglet, Alba në mbrojtje. Në mesfushë është Artur, Buskets dhe Rakitiç. Mesi, Suarez  në majën e sulmit plotësojnë formacionin e spanjollëve.

Olimpiku i Lionit do të zbresë me të gjithë “artilerinë” e rëndë të tij në fushë sonte, ku rikthimi i madh është Nabil Fekir. Skema që Lioni do t’i përgjigjet Barcelonës është 5-3-2. Antoni Lopez do të mbrojë portën. Mbrojtja përfaqësohet me Duboiz në të djathtë, Marcelo, Denajer  dhe Marçal në qendër dhe Ferland Mendi në krahun e majtë. Në mesfushë janë Nabil Fekir, Ndombele dhe Tuzart. Memfis Depai e Musa Dembele përfaqësojnë sulmin e francezëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *