Valverde-Kutinjo, në shënjestrën e bordit drejtues

Pas eliminimit të turpshëm të Barcelonës nga Liga e Kampionëve, në qendër të kritikave është vënë Ernesto Valverde. Fitimi i dy La Ligave duke dominuar është diçka impresionuese, por Valverde ka qenë zhgënjyes në Europë. Në dy sezone radhazi, Barcelona është eliminuar në mënyrë të turpshme, duke mos ruajtur dot avantazhin prej 3 golave në ndeshjen e parë.

Flitej se bordi i Barcelonës do ta shkarkonte trajnerin spanjoll, por mungesa e alternativave ka bërë që t’i besohet ende Valverdes. Ai që me shumë gjasa do të largohet nga Barcelona, është Filipe Kutinjo. Bordi drejtues, por dhe pjesa tjetër e skuadrës së Barçës, e kanë humbur durimin me yllin brazilian.

Siç raportojnë mediat iberike, Kutinjo do të ndërrojë skuadër në verë dhe Barcelona është gati edhe të dalë me humbje. Katalanasit siguruan shërbimet e Kutinjos për 140 milionë euro nga skuadra e Liverpulit në janarin e shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *