Valverde: Asgjë s’ka mbaruar, nuk e harrojmë çfarë na bëri Roma

Trajneri  i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur për mediet në përfundim të takimit të parë të gjysmëfinales së Champions  League, ku skuadra e tij mundi 3 – 0 Livepulin e Jyrgen Klop.

Tekniku bask ka vlerësuar lojën e skuadrës së dhe ka kujtuar se kualifikimi për në finale mbetet i hapur.

NDESHJA – “Është një rezultat i mirë ndaj një skuadre të fortë. Na u desh të vuanim shumë që të mos pësonim gol. Janë një skuadër e madhe. Kanë mbetur edhe 90 minuta. E dimë çfarë na pret. Vitin e kaluar u eliminuam në çerekfinale pasi kishim një avantazh prej tri golash. Pra kualifikimi për ne finale mbetet krejtësisht i hapur, Liverpuli do të na e bëjë shumë të vështirë”.

MESI – “Leo të befason gjithmonë. Goditja e dënimit ishte nga një largësi e madhe. Unë nuk isha i sigurt nëse do të provonte të gjuante. Nuk e di se si e bën, por në momentet më të vështira ai përherë e tregon veten. Ai ka aftësinë t’i mbajë kundërshtarët në ankth gjatë të gjithë kohës. Është lideri i kësaj skuadre”, tha Valverde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *