Valon Berisha kritikon Kosovën: Kjo humbje nuk përtypet, ta kishim dhënë të paktën 50%

Kosova e ka shuar ëndrrën për t’u kualifikuar në Europian nëpërmjet grupeve. Ajo humbje ndaj Çekisë me rezultatin 2-1 rezultoi vendimtare dhe ndeshja e fundit ndaj Anglisë do të jetë vetëm formale.

Shumë mërzitje dhe kritikë për lojën e dardanëve kishte edhe Valon Berisha. Menjëherë pas ndeshjes, mesfushori i Lacios vendosi theksin se ekipi nuk zhvilloi lojë të kënaqshme dhe u dominua nga kundërshtari. “Nuk e di, nuk e di. Ta jepnim të paktën 50%. Po të luanim më mirë mund të përtypej pak kjo humbje. Por me këtë lloj paraqitje, as që nuk mund të përtypet”, ka thënë Berisha. /Sport Ekspres/