Valon Berisha dhe Florent Hasani më të mirët e Kosovës, nderohet edhe Armand Duka

Kosova ka përcaktuar lojtarët më të mirë për vitin 2017 në futboll në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Në ceremoninë “Gala” të ndarjes së çmimeve ishte prezent sot edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njfton FSHF.

Për të dytin vit radhazi futbollisti më i mirë i Kosovës u shpall Valon Berisha, mesfushori i Salzburgut, i cili mposhti konkurencën e Amir Rrahmanit dhe Hekuran Kryeziut. Këtë çmim 24 vjeçari e mori falë paraqitjeve të mira me Salzburgun dhe Kosovën.

Ndërkaq, futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës u shpall Florent Hasani, çmim që iu akordua nga Duka. Në ceremoninë e kësaj të premteje Federata e Futbollit në Kosovë nderoi me Çmimin e Mirënjohjes, Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy federatave të të dy vendeve. Presidenti Vokrri i dha homologut të tij shqiptar këtë çmim duke cituar vlerësimin e madh të bashkëpunimit dhe angazhimin e Presidentit Duka në progresin e futbollit kosovar. Kreu i FSHF-së theksoi se bashkëpunimi i mëtejshëm mes të dy federatave do të rrisë ndjeshëm tempin dhe etapat e tij në vijimësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *