Valencia fluturon me Zaza-Rodrigo, humbet sërish De Biazi

0

Valencia ka fituar sot 2-1 në Mendizorroza kundër Alavesit, duke siguruar fitoren e gjashtë rresht, në një ndeshje mjaft të vuajtur, ku vendosi një gol nga Rodrigo, me 11-metërsh.

Në pjesën e parë italiani Zaza shënoi një gol të bukur (sa herë shënon italiani, Valencia fiton), por Alavesi i De Biazit reagoi fuqishëm dhe në minutën e 48-të Aleksis barazoi.

Në një ndeshje mjaft të luftuar, Rodrigo fitoi një penallti në minutën e 65-të dhe po evtë shënoi me gjakftohtësi.

Fitore e madhe për Valencian, që qëndron pranë Barcelonës kryesuese, ndërsa Alavesi i De Biazit mbetet në fund, edhe pse po lufton e po luan gjithnjë e më mirë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image