Vale Mezini, tifozja “hot” që do i mungojë Superiores

0

Mëkat që Tirana ra një kategori më poshtë! Ndër humbjet e tjera, do të shohim më rrallë Vale Mezinin në shkallët e stadiumit. Ajo premton të kundërtën, por mbetet për t’u parë nëse ekipi bardheblu do të ketë edhe mbështetjen e një prej tifozëve më të zjarrta dhe njëkohësisht edhe më “hot” në Shqipëri. Valja është pikasur nga “Sport Ekspres” në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi”, në ndeshjen ndaj Makabit të Tel Avivit dhe gazeta shfrytëzoi rastin për t’i marrë një intervistë. 19-vjeçarja  është studente e gazetarisë dhe të ardhmen e saj e sheh të profilizuar në sport, ndaj mos u çuditni nëse për një kohë të shkurtër do ta shihni të bëhet pjesë e medias. Pse jo, Valja ka gjithçka, fizikun, pasionin dhe dëshirën.

– Si lindi pasioni juaj për futbollin?

– Gjithmonë kam qenë ajo vajza e babit që i ndiqte ndeshjet me të përpara televizorit. Aty lindi edhe shkëndija e parë. Duke qenë që e kam ndjekur futbollin që e vogël, më hyri në gjak.

– Me pak fjalë, edhe dashurinë për Tiranën e ke të trashëguar nga yt atë?

– Jo, krejtësisht e kundërta. Babi është tifoz me Partizanin, unë me Tiranën. Ai me Interin, unë me Juventusin. Gjithmonë kam anuar nga ekipet që bën tifozllëk mami. Kur isha e vogël nuk arrija t’i shihja të gjitha ndeshjet e Tiranës, por tani nuk humb më asnjë, pasi i shoh nga televizori dhe telefoni. Ndeshjet që Tirana luan brenda i ndjek vetë në stadium.

– A është e vështirë për një vajzë të jetë në stadiumet shqiptare?

– Nuk e mendoj aq të vështirë, pasi nëse e do futbollin dhe dëshiron të jesh afër ekipit të zemrës, stadiumi të kthehet si shtëpi e dytë. Pjesa e fjalorit vazhdon të mbetet problem, por ofendime ka edhe jashtë. Unë inkurajoj të gjitha vajzat të shkojnë në stadiume.

– Do e ndjekësh Tiranën edhe në Kategorinë e Parë?

– Këtë vit më shumë se kurrë. Do të mundohem të jem unë ai “lojtari i 12-të” (qesh).

– Gjithsesi, babai ka pasur material të të “kapë në dorë”…

– Lëre mos ma kujto, pasi edhe tani vazhdon të “tallet” për rënien e Tiranës nga kategoria.

– Kush është Valja jashtë stadiumit?

– Valja është një vajzë e thjeshtë 19 vjeçe. Si çdo moshatare e imja, shkolla mbetet prioriteti im. Studioj gazetari dhe kam mbyllur vitin e parë.

– E shihni veten si një gazetare sportive?

Është ëndrra ime. Duke parë edhe pasionin tim dua të profilizohem drejt kësaj fushe. Shpresoj t’ia arrij.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.