“Valdet Rama nuk operohet”, vjen lajmi i madh për Kukësin

Kukësi këtë sezon ka pasur shumë probleme me dëmtimet. Së fundmi kanë mbyllur sezonin Gëzim Krasniqi dhe Edis Maliki, ndërkohë që është dëmtuar edhe Valdet Rama. Një ditë më parë u raportua për një problem në menisk të sulmuesit anësor, çka normalisht e dërgonte në infermieri lojtarin për të paktën dy muaj.

Gjithsesi duket se gjithçka ka qenë një alarm fals dhe nuk do të duhet që Rama të operohet. Të paktën kështu njofton fizioterapisti Ervin Kapaj, i cili ka postuar një foto me futbollistin e Kukësit dhe tregon edhe se kur do të jetë i gatshëm.

“Nuk operohet Valdet Rama, javën e ardhme gati”, shkruan Kapaj në postimin e tij të bërë në Instagram. Sulmuesi i verilindorëve sapo kishte kapur formën e tij dhe normalisht që një dëmtim i rëndë do kishte qenë një goditje e rëndë për Kukësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *