Valdet Rama: Falënderoj Kukësin, kjo është një etapë e re për mua

Valdet Rama është afrimi më i fundit në ekipin e Kukësit. Mesfushori i avancuar është padyshim “qershia mbi tortë” e një merkatoje shumë të mirë të klubit verilindor. Shkurtaj, Rroca, Xhemaili dhe tani Valdet Rama.

31-vjeçari ka folur për “Supersport”, teksa ka falënderuar ekipin e Kukësit për mundësinë e dhënë, duke premtuar që do të japë maksimumin për klubin. Gjithashtu, Rama shtoi se shpreson që në fund, Kukësi të festojë titullin dhe të gjithë të qeshin në fund të sezonit.

“E ndjej veten shumë mirë që kam nënshkruar. Falënderoj Kukësin që më dha mundësinë të vija këtu dhe do bëj maksimumin për synimet që ka klubi. Besoj se është një etapë e re dhe e ndjej veten mirë dhe jam i gatshëm të jam maksimumin për këtë skuadër. Shpresoj që të arrijmë qëllimin që ka klubi dhe të qeshim në fund të sezonit. Shanset janë të mira”.

Ndërsa për “A2”, Valdet Rama tha:  “Për pesë muaj jam stërvitur rregullisht me Shalken. Nuk ka qenë e lehtë, por pas aventurës në Kinë dëshira ishte të kthehesha në Gjermani. Isha në bisedime me disa klube, por nuk gjetëm marrëveshje. Tani erdhi rasti të vija në Shqipëri: këtu flas gjuhën, e ndjej veten si në shtëpi dhe ku kam luajtur me Kombëtaren. Nuk kam pasur asnjë frikë që të vijë këtu.”

“Ditët e fundit kam qenë në kontakt me klubin, e ndjeva veten mirë dhe vendosëm së bashku me familjen të firmosja marrëveshjen. Jam i lumtur që u realizua. Me trajnerin (Panuçi) nuk kam pasur asnjë kontakt. Kam ardhur të tregoj veten, të kem sukses. Për të tjerat nuk e kam menduar, çfarë do të vijë, le të vijë.”

“Ëndrrat duhen për të pasur sukses. Nëse punon fort dhe e jep maksimumin, gjithçka në jetë është e arritshme”,- përfundoi futbollisti i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *