Valdano: Reali nuk ka goleador në ekip, CR7 më i miri i historisë

Real Madrid ndodhet në një moment të vështirë dhe shumë delikat. Pas një nisje të mirë në ndeshjet e para, ekipi i Lopeteguit ka humbur shkëlqimin, madje dhe aftësinë për të shënuar. Katër ndeshje pa gol janë shumë për Kampionët e Europës dhe trajneri është në rrezik.

Për situatën në fjalë ka folur dhe një legjendë e klubit spanjoll. Horge Valdano ka folur për “El Transistor” dhe analizon momentin jo të Realit. Ish-sulmuesi argjentinas, i cili ka qenë futbollist, trajner dhe drejtues te Reali, “qan” mungesën e një goleadori si Kristiano Ronaldo, të cilin e quan si goleadorin më të mirë të historisë së klubit madrilien.

Talenti i një goleadori është i veçantë, njësoj me atë të një portieri. E ke, ose nuk e ke. Dhe te Real Madrid asnjë nuk e ka për momentin. Në ekip ishte një futbollist, i cili e kishte qëllim jete shënimin e golit, por tashmë nuk është më këtu. Me largimin e Kristiano Ronaldos, Reali ka humbur goleadori më të madh të historisë së tij.”

Valdano është kundër shkarkimit të trajnerit dhe beson se Lopetegui do ia dalë të kthejë ekipin te loja e bukur dhe rezultatet pozitive.

“Problemi më i madh në këtë moment është mungesa e besimit. Disa lojtarë nuk guxojnë dhe nuk marrin rreziqe përsipër. Të shkarkosh një trajner është gjithmonë një problem dhe krijon konfuzion. Besoj se Lopetegui është në gjendje të shkundë këtë skuadër. I duhet të gjejë vazhdimësinë, që është një element thelbësor në futboll”, përfundon Horge Valdano.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *