Vajzat e Agustin Kolës janë të pandalshme, mundin edhe Gjeorgjinë në “Air Albania”

Shqipëria U-16 e femrave mori ditën e sotme suksesin e dytë radhazi në turneun “UEFA Development”. Vajzat shiptare janë përballur këtë herë me bashkëmoshataret e Gjeorgjisë, ndaj të cilave kanë fituar me po të njëjtin rezultat si ndeshjen e fundit, me atë 3-1.

Serinë e golave do e hapte Qosja në minutën e 19 të takimit, ndërsa rrugën e rrjetës do e gjenin edhe Coka në të 44-tën dhe futbollistja Shahaj në minutën e 60 të ndeshjes. Goli i vetëm nga kundërshtaret do të vinte në minutën e 21, megjithëse do të vlente më tepër për statistikë. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Agustin Kola kryeson grupin me 6 pikë në dy ndeshje të zhvilluara, ndërsa më 16 shkurt do të luajnë edhe takimin e fundit kundër Malit të Zi, në po të njëjtin stadium, “Air Albania”./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *