Vajza e artë e Shqipërisë

0

Luiza Gega nderon sërish Shqipërinë. Atletja e njohur ka regjistruar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, duke marrë medalje ari në mitingun ndërkombëtar të Stambollit. Gega u rendit e para në garën e 1500 metrave, me kohën 4:06:65.

Përveç medaljes së artë, duke lënë pas në vendin e tretë kampionen në fuqi të Europës, e cila u shpall në Amsterdam në dy disiplina në 5000 metra dhe në 10000 metra, Luiza Gega vendos edhe rekord ndërkombëtar.

Ditën e martë, në mitingun europian të zhvilluar në Çeki, Gega u rendit e dyta në 1500 metra për salla të mbyllura.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image