Vajza bën shqiponjën para lojtarit, mediat në Francë: Na vërshëllyen himnin!

Shqipëria është duke luajtur ndaj Francës në “Air Albania”, atje ku pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2. Ajo që bëri përshtypje në nisjen e takimit ishin emocionet e panumërta që dhuruan tifozët, teksa kulmoi me himnin e Shqipërisë.

Por nga ana tjetër, ka pasur vërshëllima për Francën gjatë himnit, duke mos e harruar atë gafë të madhe që iu bë Shqipërisë dhe mos respektim në ndeshjen e parë. Kjo situatë është komentuar gjerësisht nga mediat në Francë, ndërsa vajza që gjendej para një prej lojtarëve të Francës ka bërë shqiponjën teksa kamera po afrohej. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *