Vajushi prezantohet te Kievo: Eden Hazard, frymëzimi im!

0

 

Me fanelën me nr.11, talenti shkodran ka dhënë konferencën e parë për shtyp: “Këtu falë edhe mbështetjes së prindërve. Më pëlqejnë driblimet dhe asistet, por sa e vështirë Seria A”

 

Anton Cicani

Idhulli i tij ka një emër dhe një mbiemër: Eden Hazard i Çelsit. Ndoshta, sepse driblimet janë “arma” më e fortë e belgut, ashtu si edhe për talentin shkodran. Armando Vajushi është prezantuar zyrtarisht dje me fanelën e Kievo Veronës, skuadra e tij e re dhe ku ka firmosur për 3 vjet e gjysmë. Shkodrani, që do të mbajë fanelën me numër “11”, është dukur mjaft i entuziazmuar dhe, në konferencën për shtyp, është shprehur: “Falënderoj klubin e Kievos për mundësinë që më ka dhënë. Jam këtu për të dhënë kontributin tim. Çfarë tip futbollisti jam? Jam i shpejtë, i dashuruar pas driblimit dhe sidomos gëzohem kur jap asiste për gol. Luaj kryesisht në krah të majtë, por mund edhe të impenjohem pas një sulmuesi pykë. Që i vogël ëndërroja që të kisha një mundësi të tillë. Duhet të falënderoj prindërit që më kanë ndihmuar gjithmonë për të kultivuar këtë ëndërr. Tani më takon mua që të meritoj këtë rast. Do të jap gjithçka për Kievon”.

Debutimi? – Sa i përket debutimit, ende nuk dihet se kur Vajushi mund të jetë gati për të zbritur në fushë, pasi është duke ndjekur programin e specializuar të klubit. Kujtojmë që Vajushi ka qëndruar për gati 1 muaj pa stërvitje intensive dhe është përgatitur individualisht. Ndaj, do të duhet edhe pak kohë deri sa ta shohim në fushë. Madje, në konferencën e djeshme, ai u shpreh: “Seria A është shumë e vështirë dhe po përiqem që të përshtatshem sa më shpejt”.

 

500

Mijë

Euro plus 15% të kartonit ishte shifra që përfitoi klubi i Liteksit nga Kievo për Armando Vajushin. Transferimi u krye nga menaxheri shqiptar Sokol Haxhia

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg